Reperi Post Malone ka bërë një gjest të veçantë për dy fanse të tij duke i “martuar” në skenë. Ngjarja ndodhi në koncertin që mbajti të shtunën në Seattle. Pas performancës, reperi ftoi dy fanset e tij në skenë ku dhe kreu një ceremoni jozyrtare martese për çiftin.
Një mikesha e dy të rejave tregoi ngjarjen në TikTok, duke shkruar: “Çfarë nderi tepër i veçantë!”. Duke theksuar fjalët tradicionale të një zyrtari martese, ai përfundoi: “Në sytë e hapësirës, unë i deklaroj këtë të dyja të martuar ligjërisht”. Siç shpjegoi mikesha e tyre, ata po planifikojnë një ceremoni në mars dhe tanimë sigurisht reperi do të jetë i ftuar.








