Valentina Sampaio është një modele braziliane e krahasuar shumë me Gisele Bundchen dhe është trangjinore. Është e para që del në kopertinën e “Vogue Paris”, revista prestigjioze e modës franceze që numrin e marsit ka vendosur t’ia dedikojë kopertinën dhe një editorial, bukurisë transgjinore. Valentina është 19 vjeçe dhe ka nisur të sfilojë që kur ishte 16 ndërsa ka pozuar edhe për dy kopertina të tjera. Falë flokëve të gjatë e syve gështenjë, sipas “Vogue” ajo është një vajzë kopertinash që sfidon klishetë e do të bëhet shpejt një muzë e shtëpive më në zë./ revistawho.com