Rey Manaj është një nga emrat më të njohur shqiptar në fushën e blertë, por së fundmi vëmendjen nuk e mori për golin e shënuar në ndeshjen e radhës.
Ai ka postuar në “Instagram” dy foto shumë romantike, nga Firenze me të dashurën e tij, pa ia zbuluar emrin. Në mesin e komenteve, doli zbuluar edhe identiteti i saj dhe sipas ndjekësve quhet Cristina.
Detaje për njohjen e tyre apo në çfarë faze është lidhja nuk ka ende, por fansat janë entuziastë për lajmet e reja nga jeta sentimentale e futbollistit.
Manaj ka fituar vendin e titullarit te skuadra italiane Spezia. Ai është edhe sulmues i Kombëtares Shqiptare.
https://www.instagram.com/p/Cca_J73MSYl/?igshid=YmMyMTA2M2Y=