Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Rezarta Shkurta flet për jetën larg Ermalit: Në fillim ishte tragjedi kur mendoja muajt, vitet as s’i imagjinoja

11/10/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rezarta Shkurta flet për jetën larg Ermalit: Në fillim ishte tragjedi kur mendoja muajt, vitet as s’i imagjinoja

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, është arrestuar. Pas asaj ngjarjeje, këngëtarja e njohur ka vendosur të jetë më e tërhequr ndaj vëmendjes mediatike dhe të përkushtohet më shumë te biznesi i saj privat e sidomos te vajza, Hera, e cila pas disa ditësh feston 4-vjetorin e lindjes. Është e vështirë, është e trishtë, por Rezi, gjithsesi ia ka dalë. Ose mundohet ta bëjë për hir të së bijës, por edhe vetes… Shumë kohë pas refuzimit të intervistave mediatike, Rezarta u shfaq disa muaj më parë në Xing me Ermalin, nga ku rrëfeu edhe pengjet e saj, jetën pa Ermalin, por edhe forcën që ka gjetur brenda vetes për të vazhduar përpara derisa ai të kthehet pranë familjes.





Ndërsa sot, edhe pse e çmësuar me intervistat, e pati të vështirë t’i përmbajë emocionet ndërsa ka rrëfyer jetën e re, e cila është e gjitha e përkushtuar te puna dhe te Hera.


Pak muaj më parë, Rezi iu kthye tregut muzikor me një këngë të re, e cila ishte një dedikim personal dhe shumë i ndjerë për dashurinë e jetës së saj, frika për të cilën i është bërë edhe më e madhe. “Gjysma ime” ishte një baladë e shkruar me fjalë zemre, një dedikim për Ermalin, mallin dhe mungesën për të. Çuditërisht, Rezi tregon se nuk e ka parë asnjëherë se si është pritur, sa është klikuar apo sa është pëlqyer kënga: “Më trishton” – thotë ajo duke pranuar se koha në të cilën ajo është realizuar ka qenë një kohë mjaft delikate: “Nuk di çfarë të të them për relizimin e saj. Është realizuar në pak orë, pa një plan apo regji të mirëfilltë, sepse më dukej e tepërt që të kishte shumë, por ndoshta isha edhe në një moment të vështirë. Çdo ditë që kalon, aq më shumë forcohem me situatën, por në atë moment të këngës isha më e brishtë… E vetmja këngë që nuk e dëgjoj dot, sepse më trishton. Më beson që nuk e kam klikuar dhe as nuk e di fare si është pritur? Mundohem ta evitoj maksimalisht”

Po rikthimin e bashkëshortit, pas pritjes së gjatë si e mendon? As për këtë, këngëtarja nuk ka asnjë përgjigje konkrete. Si natyrë shumë supersticioze, ajo nuk do të mendojë për këtë. Tani, e vetmja gjë që do është të vazhdojë përpara për Herën dhe ta mbushë kohën sa më shumë me punë: “Mundohem të mos e mendoj as këtë. Nëse e mendoj shumë rikthimin e dashurisë sime pranë meje, kam frikë se, nëse do të shtyheshin gjërat, do trishtohesha më shumë. Kur të ndodhë, do ta shijoj. Në ditët e para, vetëm ta mendoje se do të zgjasnin disa muaj, më dukej tragjedi. Vitet as që mund t’i imagjinoja. Në çdo seancë gjyqësore shpresoja të më thoshin “mbaroi me kaq”, por seancë pas seance rivuajia situatën nga fillimi…” – shton Rezi.

Jeta, prej kohësh ka marrë një rrjedhë tjetër, por a vazhdon ajo të jetë aktive në jetën artistike, të jetë pjesë e eventeve të ndryshme muzikore të kolegëve të saj? Por për një rikthim në muzkië çfarë ka menduar?

Edhe për këto pyetje, Rezi nuk ka asnjë përgjgjie konkrete. Koha është ajo që e privon më shumë, megjithatë, kur gjen mundësinë, shfaqet edhe në festa apo evente të mëdha artistike. Ndërsa rikthimin në muzikë, pas “Gjysma ime” nuk e mendon. Të paktën jo tani për tani: “Ajo këngë lindi në një moment shumë të vështirë emocional për mua, shpirtërisht jam shkëputur pak. Koha është vërtet një luks tashmë për t’iu përkushtuar muzikës. Momentalisht shpirti është gjysmë, do këndoj kur të më këndojë shpirti…”/ class

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Parashikimi i motit, e enjte 12 tetor 2017

Parashikimi i motit, e enjte 12 tetor 2017








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera