Më në fund po zbulohen detajet e para nga ribashkimi i ‘Friends’ dhe Phoebe është e para që rrëfeu. “Kemi xhiruar disa nga skenat e para”, ka treguar ajo. Më tej Lisa Kudrow ka zbuluar një detaj shumë interesant mbi mënyrën si është konceptuar rikthimi i kastit të aktorëve. “Po e bëjmë vërtetë, por nuk bëhet fjalë për një produksion të bazuar në një skenar, nuk po interpretojmë personazhet tanë. Jemi ne që jemi ritakuar. Që prej 2004-ës ne nuk jemi takuar asnjëherë të gjithë bashkë para të tjerëve, më besoni do jetë fantastike çdo gjë”, ka rrëfyer Lisa.
Seriali ‘Friends’ është ndër më të suksesshmit të të gjitha kohrave. Ende sot, ndiqet nga miliona adhurues. Ky rikthim ka qenë i shumëpritur nga të gjithë, por për disa muaj u shty për shkak të pandemisë. Shpresojmë që ky të jetë viti i transmetimit të tij./revistawho.com







