Ricky Martin ka deklaruar ndarjen nga bashkëshorti i tij, piktori suedez Jwan Yosef. Ata i kanë dhënë fund gjashtë viteve martesë. Në deklaratën e firmosur nga të dy, Ricky dhe Jëan këmbëngulin në dëshirën e tyre për t’i dhënë fund martesës me respekt dhe gjithmonë duke menduar të sigurojnë që fëmijët e tyre të rriten në një mjedis mbështetës.
“Pas reflektimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për veten dhe fëmijët tanë, duke ruajtur dhe nderuar atë që kemi jetuar si çift në këto vite të mrekullueshme.
Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të mbajmë një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë të vërtetë, duke marrë pjesë në rritjen e fëmijëve tanë.
Si gjithmonë, ne jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë martesës sonë. Jemi në paqe dhe qetësi të plotë ndërsa fillojmë këtë kapitull të ri në jetën tonë”, ishte deklarata e Ricky Martin dhe Jwan Yosef.
Kujtojmë që Ricky Martin do të mbajë një koncert në Tiranë më 20 korrik.








