Rihanna dhe Asap Rocky janë përpjekur ta mbajnë sa më larg syrit të publikut djalin e tyre që pas lindjes dhe ja kanë arritur deri tani. Por së fundmi çifti është fotografuar duke dalë nga avioni i tyre privat të dielën dhe paparacët ishin aty për të kapur momentet e para. Rihanna dhe Asap shfaqen të veshur sportiv, teksa një badigard mbante djalin e tyre. Çifti e mirëpriti vogëlushin në maj të këtij viti dhe janë treguar shumë diskretë duke mos i zbuluar as emrin. Riri dhe Asap dukeshi n në humor të mirë pasi kaluan kohë së bashku në Neë York me djalin e tyre. Një burim informoi për People se dy artistët janë ‘përshtatur’ me të qenit nënë dhe baba.









