Rihanna dhe Asap Rocky duket se po jetojnë fazën më të lumtur të lidhjes së tyre. Çifti është fotografuar së fundmi teksa realizonin një set fotografik në New York dhe dukeshin kaq shumë të dashuruar, teksa i mbanin dorën njëri-tjetrit dhe qeshnin.
Rihanna ishte veshur si gjithmonë me shumë stil, me pantallona, bluzë e xhaketë në ngjyrat e tokës dhe një shall në kokë. Ndërsa reperi kishte zgjedhur të kombinohej me të zeza.
Çifti dukej i lumtur dhe po e shijonin këtë moment duke mos ia ndjerë aspak për sytë e njerëzve që po i ndiqnin.








