Rihanna është rikthyer në muzikë pas afro 7 vitesh mungesë. Ajo ka publikuar këngën më të re të titulluar “Lift Me Up”, projekti i parë solo që nga albumi i vitit 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të “Black Panther: Wakanda Forever”.
Kënga është një homazh për aktorin e ndjerë Chadwick Boseman. Ylli i “Black Panther” vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në gusht të 2020-ës në moshën 43-vjeçare. Rihanna e paralajmëroi këngën disa herë në fillim të javës dhe të enjten, njoftoi datën e publikimit me një portret bardh e zi.
Ajo dhe i dashuri A$AP Rocky dolën disa ditë përpara publikimit të këngës për mbrëmjen e takimit në premierën e Black Panther: ëakanda Forever në Los Angeles të mërkurën. Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata u bënë prindër për herë të parë në maj.