Ajo mori vëmendje maksimale nga mediat pasi u shpall si një nga “tifozet më seksi”. Rike Roçi ka vite që është përkushtuar ndaj modelingut, por tani kohët e fundit mesa duket ky pasion është lënë në hije. Rike ka publikuar disa foto përkrah një producenti muzikor të quajtur Charlie Dope duke na lënë të kuptojmë që ajo ndoshta po mendon të futet në rrugën e muzikës. Nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë të këndojë, por ku i dihet? Mund të na surprizojë.