Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Rikja e BB: Nesër do të jem sërish në stadium, këta janë futbollistët e mi të preferuar

18/06/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Rikja e BB: Nesër do të jem sërish në stadium, këta janë futbollistët e mi të preferuar

Rike Roçi apo Larissa Riquelme, cila është tifozja më seksi në botë? Ky ishte një nga titujt e mediave ndërkombëtare që bëri xhiron e botës, direkt pas ndeshjes Francë-Shqipëri. Fotot e ish-banores më seksi të “Big Brother Albania”, Rike Roçi, u shpërndanë me shpejtësinë e erës, duke u konsideruar një spektakël më vete ai që ndodhi në shkallët e stadiumit Vellodrome në Marseille, gjatë ndeshjes Francë- Shqipëri. Tashmë “Euro 2016” gjeti binjaken e Rikes nga Shqipëria, me modelen paraguaiane Larissa Riquelme, e cila çmendi një popull të tërë në edicionin e fundit të Botërorit 2014. “Rikja u shndërrua në tifozen seksi të Shqipërisë, e cila me sharmin e saj po bën që lojtarët e Kombëtares shqiptare të harrojnë dy humbjet në Euro 2016”, shkruan media italiane, vendi ku Rike ka ushtruar edhe profesionin e modeles, pasi është rritur atje. Me bukurinë e portretit, ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e telekamerave edhe fotografëve duke e fokusuar në ekran, apo duke shkrepur foto pa fund ndërsa ishte në shoqërinë e mikeshës së saj, një tjetër modele nga Shqipëria, por që jeton prej vitesh në Itali, Irid Oxa. Të dyja kishin një të përbashkët, gjoksin e madh të cilin e kishin evidentuar, sa tejkaluan çdo fantazi, pasi dukeshin vërtet joshëse. “SportMediaset” ishte marrë më shumë me portretizimin e vajzës që u bë e njohur në Shqipëri me pjesëmarrjen në reality-shoë, dhe po ashtu pak vite më vonë në spektaklin e kërcimit me VIP-a “Dancing with the stars”, Riken. Sipas tyre, ajo ka ngjashmëri të plotë me modelen e famshme Larissa Riquelme. Rike Roçi u komentua pa dyshim si tifozja shqiptare më seksi e Kombëtares, e që po qëndron në Francë për të ndjekur ndeshjet e këtij Kampinonati. E pyetur nga “Panorama” se nëse do të qëndrojë dhe këtë fundjavë për të ndjekur ndjeshjen e Shqipërisë meRumaninë, ajo u përgjigj se me shumë gjasa po, pasi dihet që është një tifoze e pasionuar pas futbollistëvë tanë. Në rekuizitat e Kombëtares shqiptare ajo është fotografuar në pozicione të ndryshme, duke përcjellë ndeshjen minutë pas minute, ku pa dyshim bie në sy gjoksi, për të cilin është komentuar shpesh. Dhe direkt pas bujës në shumë media europiane për praninë e saj në stadium, Rike Roçi ka dhënë deklaratën e parë për mediat e Kosovës, duke ndarë me publikun emocionet dhe preferencat e saj mes djemve të Kombëtares:





Mund t’i përshkruash emocionet që përjetove gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri?

Emocione të mëdha… Të shohësh aq shumë shqiptarë bashkë në stadium është vërtet emocionuese. Kisha ankth deri në momentet e fundit të ndeshjes.


Kush mendon se është fajtor për humbjen me Francën?

Nuk mendoj se ka fajtor, ne luajtëm shumë mirë, por momentet e fundit u lodhëm.

Cilët janë më të bukur, lojtarët e Italisë apo Shqipërisë?

Italia ka Pelle, që është vërtet shumë i mirë (qesh).

Cili është lojtari më seksi i Kombëtares?

Mendoj se vendin e Lorik Canës nuk e zë njeri, por edhe Bekim Balaj jo keq (qesh).

A ishte e qëllimshme veshja për të rënë në sy të mediave?

Jo veshja aspak, thjesht kisha vërtet nxehtë.

Pas Shqipërisë, cila është skuadra jote e preferuar në këtë kampionat?

Pas Shqipërisë, normal jam me Italinë, pasi është vendi ku unë jetoj dhe jam rritur dhe më ka dhënë shumë. Zakonisht tifoze të tilla si ty premtojnë çmenduri…

Çfarë do të bëjë Rike nëse skuadra jonë mund Rumaninë?

S’e di, nëse ndodh, do e shihni vetë (qesh).

Cila do të ishte dhurata jote për lojtarin shqiptar që do të bënte golin e parë në këtë kampionat?

Të bëjë golin njëherë, pastaj e mendojmë.

Mendon se ke ndikuar në promovimin e bukurisë femërore shqiptare me këtë mediatizim që t’u bë në këtë Europian?

Këtë nuk e di, unë veten seksi nuk e ndiej. Ma thonë të tjerët që jam një nga femrat shqiptare më seksi dhe normal për mua është kënaqësi.

Ke takuar ndonjërin nga lojtarët e Kombëtares?

Kjo le të mbetet sekret.

Je single apo në një lidhje?

Thjesht nuk jam vetëm./ Panorama

Tags: bbkombetarjarike roci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Ja artistët që do të bojkotojnë “TopAwards”

Ja artistët që do të bojkotojnë "TopAwards"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera