Do të rikthehet për të tretin vit rradhazi Colour Day Festival, festivali më i madh në kryeqytet . Festivali do të mbahet 2 ditë më 11 dhe 12 qershor, në sheshin Nënë Tereza. Energji shpërthyese, bojra me ngjyra, pushkë uji, plot të rinj që ngjyrosin veten dhe jetën. Më shumë se 40 artistë të cilët do të performojnë në 2 ditë festival. Për herë të parë në Shqipëri mbërrin reperi amerikan Lil Pump, Dj Morten I cili bashkë me David Guetta kanë krijuar hite botërore, Mc Kresha, Lyrical Son, Capital T, Dren Abazi, Elgit Doda, Sardi Strugaj, Venera dhe Lind, Majk dhe shumë e shumë artistë të tjerë do të ngjyrosin kryeqytetin nën tingujt e muzikës nga ora 12:00 në mesditë deri në orën 23:00.








