Ju ka munguar “Ejlyl” që pas mbarimit të serialit “Lule të vetmuara”? Aktorja do të rikthehet së shpejti me një serial të ri në TV Klan. Biran Damla Yilmaz do të jetë protagonistja kryesore e serialit “Nehir”, prodhim i vitit 2021, me një kast shumë të njohur aktorësh.

Seriali tregon historinë e dashurisë mes Nehirit dhe Nazimit. Ata njihen online dhe mes tyre lindin ndjenja pa e parë ende njëri-tjetrin. Një ditë vendosin të prezantohen dhe Nehir i dërgon një foto të sajën Nazimit. Ndërsa ai nuk arrin dot ta tregojë fytyrën e tij të vërtetë për shkak të një shenje që gjithmonë e ka penguar. Nazim i dërgon Nehirit foton e një djali bukurosh që ndodh të dashurohet gjithashtu me Nehirin duke krijuar kështu një trekëndësh dashurie.








