Vetëm pak ditë pasi u largua, Melisa është rikthyer sot në “Përputhen”. Jo në vendin e konkurrenteve, por si moderatore. Teleshikuesit u habitën kur me të nisur puntata e sotme u shfaq Melisa.
Ndërrimi i shpeshtë i moderatoreve në “Përputhen” po bëhet për shkak se Bora Zemani është karantinuar pas infektimit me Covid.

Deri tani eksperiencën si moderatore e kanë provuar edhe Ana me Antonelën teksa pritet së shpejti rikthimi i Borës.
Kujtojmë që Melisa vendosi të largohet përfundimisht nga “Përputhen” të dielën duke thënë se nuk e duron dot më presionin psikologjik pas debateve të shumta në studio.








