Muaj më parë mori vëmendje në media debati publik mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit. Këngëtarja e njohur deklaroi se nuk ishte fare dakort me ata që përzgjedhin këngët fituese që përfaqësojnë Shqipërinë në ‘Eurovizion’, sepse sipas saj personat në fjalë duhet të zëvendësohen.
![]()
Pas kësaj deklarate, gazetarja Kozeta Kurti reagoi duke ironizuar këngëtaren. “Si fillim duhet të mësosh të flasësh në televizion e të kesh etikë, pastaj të japësh gjykime”.

Pas muajsh heshtje, ky debat u rikthye në vëmendje pasi këngëtarja ishte e ftuar në “Edicionin veror”. Përballë pyetjes në lidhje me konfliktin ajo si fillim shpjegoi se i është kërkuar të marrë pjesë në “Festivalin e fundvitit në RTSH” dhe nuk ka pranuar sepse nuk është gati, ndërsa për Kozetën ajo u shpreh: “Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek.”/revistawho.com








