Seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” do të rikthehet në 2022, sipas mediave të huaja. Ky serial me tetë sezone u bë mjaft i njohur dhe i preferuar në mbarë botën dhe u transmetua nga viti 2004 deri në 2012-ën.
Historia e një grupi mikeshash, të cilat jetonin në Wisteria Lane, në dukje perfekte, por që fshihnin plot sekrete, romanca, drama familjare dhe krime, tërhoqi mijëra shikues.
Në faqen zyrtare të serialit në Twitter, është hedhur një postim në krah të fotos së aktoreve kryesore, ku shkruhet: “Ne po presim me padurim për vitin 2022”.
Aktorja e njohur Eva Longoria, e cila interpretonte Gabriella Solis, pohoi se rifillimi i serialit ishte planifikuar dhe se ajo do të ishte e para që do të aplikonte për të marrë pjesë në episodet e reja.








