Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi janë në një lidhje e janë kapur shpeshherë mat, por asnjëri prej tyre nuk pranon ta konfirmojë. Megjithatë kohët e fundit janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, siç ka ndodhur edhe dje kur çifti ka dalë për drekë. Rita u fotografua e veshur me kostum, me syze, por flokët i kishte pak pakrehur. Megjithatë ne fotot e publikuara nga Media Mode, Rita dukej në super formë fizike, teksa shoqërohej nga partneri. Ky i fundit ishte veshur sportive më bluzë e me kapele.
Sipas mediave të huaja Rita dhe Taika janë në një lidhje prej më shumë se një muaji dhe janë njohur gjatë qëndrimit të Ritës në Sidney.








