Mesa duke ka qenë Rita Ora ajo që e ka kthyer Justin Bieber në Instagram. Këngëtari mbylli Instagramin e tij në muajin gusht pasi fansat ofendonin të dashurën e tij Sofia Richie dhe e krahasonin me Selena Gomez. Justin u detyrua të mbyllë llogarinë e tij në Instagram duke treguar se shkaku ishin komentet negative. Mirëpo ai është rikthyer dhe duket se shkak është bërë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora. Rita i ka kërkuar Justinit një bashkëpunim dhe kjo shihet në videon e postuar në Instagramin e tij. Rita dëgjohet teksa këndon këngën “All my life” nga K-Ci dhe Jojo ndërsa Justin luan në piano. Lajmi nuk është konfirmuar nga asnjëri, por zërat e tyre shkojnë shumë./revistawho.com