Teksa sezoni i vjeshtës ka mbërritur, Rita Ora ka vendosur që këtë stinë ta presë me një ndryshim në ngjyrën e flokëve. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar disa foto ku tregon se i është kthyer dashurisë së vjetër, flokëve biondë platin. Ky ndryshim është pritur mjaft mirë nga fansat dhe pjesa më e madhe mendojnë se kjo nuancë është e bërë për Ritën.
Por këngëtarja ndër vite ka pasur kolore të ndryshme në flokë dhe ne po ju kujtojmë disa prej tyre. Vetëm këtë verë ajo ndryshoi disa ngjyra, nga e kuqja në Shqipëri në bionden e errët dhe flokët lejla që na i prezantoi fundjavën e kaluar. Përpos këtyre ndër vite Ritën e kemi parë me flokë portokalli, rozë apo edhe ato shumëngjyrëshe./revistawho.com