Prej disa kohësh Rita Ora është fotografuar me regjisorin Taika Waititi e është përfolur kaq shumë për lidhjen e tyre. Por vetëm së fundmi çifti ka vendosur të ndërmarrë hapin e madh duke e bërë lidhjen e tyre publike.
Rita dhe Taika janë shfaqur bashkë në eventin e Ritës“Prospero Tequila” të mbajtur në 4 korrik për Pavarësinë e Amerikës.
Rita u fotografua e veshur me një fustan me ngjyra të çelura e me dizajne, flokët e shpupuritura dhe shumë bizhu, ndërsa Taika me këmishë haëaiane duke pozuar i lumtur krah këngëtares shqiptare.
Rita publikoi disa foto nga eventi duke falenderuar miqtë që erdhën, mes tyre emra të njohur si Jodie Smith, Joshua Jackson, Ashley Benson etj.








