Rita Ora ka bërë një gafë e ftuar në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit“The Big Breakfast”. Teksa po jepte intervistën, këngëtarja po ankohej për gjendjen e ‘mollëve’ që kishin mbetur në dhomën e saj të hotelit në Los Anxhelos. Ajo tha: “Sapo shikova në tasin tim me fruta… një mollë të pluhurosur. Shikoni këtë! A mund ta shihni?”
Rita shtoi: “Unë as nuk e di nëse është një mollë, mendoj se mund të jetë një dardhë e rrudhur”. Duke u përpjekur të përmbajë të qeshurën e saj, prezantuesja e emisionit i tha: “Më vjen keq që po ta them, por ajo është një pjeshkë, jo një mollë”. Të tjerët shpërthyen në të qeshura ndërsa Rita studionte pjeshkën e habitur.