Rita Ora ka folur për martesën e saj me regjisorin Taika Waititi, në podkastin “Table Manners”. Rita tregoi detaje nga romanca e saj me regjisorin duke u shprehur se fillimisht e adhuronte bashkëshortin dhe se ai e dinte se ajo është e çmendur pas tij. Por sipas këngëtares miqtë e saj e kanë zili.
“Shumë nga miqtë dhe të njohurit e mi më kanë telefonuar duke thënë se më kanë zili për burrin tim. Mendoj se e njohin atë dhe e dinë se si është Taika”, tha këngëtarja.
“Ne qeshim gjatë gjithë kohës”, u shpreh ajo.








