Rita Ora ka vendosur të na rikthejë tek stili i viteve 2000 me veshjen e fundit. Këngëtarja është shfaqur duke pozuar para pasqyrës e veshur me xhinse me shtrat të ulët, me një zemër në pjesën e të pasmeve. Lart shihet e veshur me një kanotjere të bardhë dhe mbi të një aksesor në formë bluze me temina, një stil shumë i përhapur gjatë viteve 2000. Për të mos harruar edhe karficën në flokë që asokohe ishte trend. Megjithatë nuk e dimë nëse të tjerët do jenë gati për tu rikthyer në modën e atyre viteve ashtu si Rita, pasi duhet thënë që ky stil nuk është për të gjithë! Ju do guxonit?









