Rita Ora është në kopertinën e muajit shkurt të prestigjiozes, Vogue Arabia. Këngëtarja u shfaq në një dyshe kopertinash për revistën, duke përfshirë një foto mahnitëse që e tregonte të veshur me një kombinim të zi dhe me bizhuteri të mëdha. Në një set tjetër, brenda revistës, ajo kishte një pamje leopardi si dhe një krijim glam të zi dhe ari për fotot e bujshme që shoqëronin pjesën ku u intervistua nga Donatella Versace.

Në intervistën e saj shoqëruese, ajo foli për hyrjen në industrinë e muzikës dhe vështirësitë me të cilat u përball. Rita tha se: “Hyrja në industri ishte e vështirë. U desh shumë disiplinë dhe besim në veten time që të ndihesha e sigurt se kjo ishte rruga e duhur për mua”.

Ndërsa këshilla më e mirë që Rita mund t’u japë vajzave të reja është të besoni gjithmonë në veten tuaj dhe vizionin e artit tuaj dhe mos lejoni askënd t’ju thotë se nuk mund t’i realizoni ëndrrat tuaja. Sigurisht vëmendjen më të madhe e morën pozat e saj dhe veshjet, ndërsa më pak përgjigjet e pyetjeve për themeluesen e Versace./revistawho.com








