Rita Ora njihet për veshjet e saj ekstravagante, xixat, teminat, ngjyrat, dekoltenë e hapur, por në Javën e Modës në Paris, këngëtarja është shfaqur siç rrallëherë e keni parë. Rita dukej tejet elegante me një kostum të zi. Ajo u fotografua ndërsa doli nga hoteli “Mandarin Oriental” në Paris për të shijuar Javën e Modës “Haute Couture” të martën. Këngëtarja 33 vjeçare, dukej me shumë stil me një xhaketë të zezë dhe një palë pantallona të zeza të gjera. Rita e kishte kombinuar veshjen me një palë taka të larta. Në kokë kishte vendosur një rreth të zi ndërsa flokët i mbajti me volum duke e kompletuar pamjen në tërësi.









