Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Riviera e Malit të Zi merr tjetër bukuri me Portonovin këtë verë!

15/06/2022
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Riviera e Malit të Zi merr tjetër bukuri me Portonovin këtë verë!

Nëse ende nuk keni vendosur se ku do t’i kaloni pushimet e verës, Portonovi është resorti luksoz në zemër të gjirit Boka, i cili do të kalojë çdo pritshmëri tuajën. Stafi i Portonovit dhe Azmont Investments kanë përdorur këto dy vite për të përmbyllur fazën e parë të projektit. Këtë verë, mund të themi se Portonovi do të shkëlqejë nën dritat e suksesit për të gjithë ata që vendosin ta vizitojnë apo të bëjnë tyren një nga shtëpitë përrallore pranë brigjeve të detit.





Fillimi i sezonit premton muaj plot me entuziazëm, me shumicën e rezidencave të rezervuara që tani dhe me kalendarin e eventeve të mbushur deri në fund të shtatorit. Mund të surprizoheni me gjithçka, nga koncertet apo galeritë e artit, tek sfilatat e modës, karnevalet, kompeticionet sportive apo netët e filmit. Të gjitha këto evente do të sigurojnë që gjallëria e Mesdheut të ndjehet në të gjithë Gjirin Boka.


Veçantia e këtij viti është klubi më i ri i jahteve Portonovi Yacht Club, i cili do të tërheqë të gjithë të apasionuarit, si dhe ata që duan të përjetojnë aventurat detare. Personat që ndjekin sportin e lundrimit, do të mund të shijojnë organizime të ndryshme që ky klub do të përgatisë. Ndërsa anëtarët e klubit, si ata të paketës Standard dhe ata Premium, do të gëzojnë disa benefite edhe më speciale.

Këtë verë, bashkë me hapjen e madhe, Portonovi Yacht Club organizoi dy kompeticione kanotazhi; regata ndërkombëtare EST105 mes Barit dhe Herceg Novit në 26-28 maj, dhe konkursi i përvitshëm i garave me varka “Boka Bay Islands” në 10-12 qershor. Regata ndërkombëtare EST105 mes Barit dhe Herceg Novit tërhoqi një numër të lartë vizitorësh, të cilët shijuan magjinë që dhuruan anijet që lundronin në Gjirin Boka nën perëndimin e flaktë. E më pas atmosfera u pasurua me koncertet dhe programin artistik në sheshin kryesor të Portonovit gjatë dy ditëve.

Tapasake Portonovi, perla e resortit, këtë verë do të jetë qendra e muzikës cilësore, i përzgjedhur shumë herë si një nga klubet verore më të mirë në të gjithë botën. Me restorantin elitar që ju fton të provoni kuzhinën e veçantë japoneze dhe pijet me kombinimet më të shijshme, Tapasake do të mirëpresë në skenën e tij gjigandët e muzikës si Mahmut Orhan, Mark Knight, Hugel, Burak Yeter, Sara Jo, Zoe Kida, Nika Turkovic, Angellina dhe shumë të tjerë në muajt e verës.

Për këtë sezon, Portonovi ka në mendje të gjitha moshat dhe preferencat e vizitorëve të tij. Përmes një programi të detajuar ku do të përfshihen degustimi i verërave nga vreshtat e qytetit bregdetar, klasa joge gjatë perëndimit për t’i dhuruar magjinë e ngjyrave dhe qetësisë çlodhëse, kampionate shahu, karnavalet ndërkombëtare, netët e filmit apo tingujt e Mesdheut, një set me muzikë tradicionale, Portonovi ju mbush me një eksperiencë çdo ditë.

Të gjitha këto evente do të publikohen në faqen zyrtare të Portonovit, si dhe në mediat sociale.

Nëse po mendoni që pushimet t’i kaloni në apartamentet fantastike apo vilat private të rrethuara nga bukuria e gjirit Boka, apo mendoni që të bëni tuajën një shtëpi pranë detit, Portonovi është zgjidhja e duhur. Zona rezidenciale e ideuar vetëm për vilat e arreduara me shije elegante dhe të pasuruara me pajisjet e teknologjisë më të fundit, ju ofron gjithçka ju duhet për t’ju mundësuar pushime plot qetësi. Për më tepër, afërsia me brigjet e gjirit Boka, kopshtet private dhe pishinat, mundësojnë që vizitorët të shijojnë të gjithë eksperiencën që ofron qëndrimi në një parajsë të tillë Mesdhetare.

Për më shumë informacione rreth rezidencave kontaktoni në [email protected] ose vizitoni faqen zyrtare: https://portonovi.com/en/residences

Për të rezervuar apartamente apo vila, kontaktoni [email protected] ose përzgjidhini personalisht online.

Ndërkohë për informacione më të detajuara lidhur me eventet që priten shkruani në [email protected] dhe kontrolloni kalendarin e tyre digjital: https://portonovi.com/en/journal

Tags: portnovi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Tjetër ndarje në showbiz

Tjetër ndarje në showbiz








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera