Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Romancë, ëndrra dhe një kapitull i ri, si do të shkojnë ditët e fundit të Shtatorit për Dashët, Luanët dhe Shigjetarët

21/09/2022
in Horoskopi
Reading Time: 4 mins read
A A
Romancë, ëndrra dhe një kapitull i ri, si do të shkojnë ditët e fundit të Shtatorit për Dashët, Luanët dhe Shigjetarët

Kanë mbetur edhe pak ditë nga Shtatori, një muaj me ngjarje astrologjike. Tashmë kemi hyrë edhe në sezonin e Peshoreve prandaj energjia do të ndryshojë e yjet na sjellin lajme të reja. Ja çfarë do ndodhë me shenjat e zjarrit:





Dashi – Sezoni romantik dhe diplomatik i Peshores fillon më 22 shtator, i cili korrespondon me ekuinoksin e vjeshtës. Ekuinoksi i vjeshtës na kujton se ne jemi të denjë të reflektojmë dhe të festojmë arritjet tona. Lejoni vetes të mrekulloheni me gjithçka që keni krijuar dhe arritur gjatë 6 muajve të fundit. Fillimet e reja janë afër! Hyrja e Diellit në Peshore do ta kthejë fokusin në marrëdhëniet tuaja. Të tjerët po ju vënë re dhe duan t’ju thërrasin për të bashkëpunuar. Nëse jeni në një lidhje, partneri juaj mund të kërkojë më shumë vëmendjen tuaj. Nëse jeni beqar dhe gati për të nisur diçka serioze, lëvizja vjetore e Diellit përmes kësaj pjese të grafikut tuaj mund t’ju ndihmojë të takoni njerëz që kanë potencial të madh afatgjatë. Më 22 shtator, Dielli dhe Mërkuri takohen në të njëjtën pikë në qiell. Mund të përjetoni një përparim, veçanërisht rreth marrëdhënieve tuaja. Një Hënë e Re në Peshore ndriçon sektorin e marrëdhënieve të grafikut tuaj. Ndoshta sapo keni filluar të dilni me dikë, ose jeni gati të hidhni një hap më serioz në marrëdhënien tuaj. Ky cikël mund të sjellë një frymë të freskët në të gjitha lidhjet tuaja, jo vetëm në ato romantike. Nëse dëshironi të bashkëpunoni me një person ose kompani të caktuar, filloni t’i vendosni ato synime tani. Muaji përfundon pozitivisht me Venusin, planetin e dashurisë që hyn te Peshorja, një nga shenjat e saj të preferuara të zodiakut. Çështjet që lidhen me dashurinë, harmoninë dhe bashkëpunimin, të gjitha shkojnë mirë. Mos kini frikë të llastoni veten!

Luani – Ekuinoksi i vjeshtës mbërrin kur Dielli hyn në Peshore më 22 shtator. Ju gjithmonë keni synime ambicioze, por çfarë kuptimi ka nëse ngadalësoni për të festuar veten? Bota juaj mendore bëhet më e fokusuar tani, sidomos nëse jeni duke punuar në një projekt krijues. Gjithashtu mund të ndiheni më të lidhur me vëllezërit e motrat ose me anëtarët e tjerë të familjes. Në të njëjtën ditë, Dielli dhe Mërkuri lidhen në të njëjtën pikë në qiell dhe mbërrijnë informacione që mund të ndryshojnë trajektoren tuaj. Jeni të mahnitur nga një ide që mund t’ju çojë pikërisht atje ku dëshironi të shkoni. Ndiqni kuriozitetin tuaj. Mërkuri Retrogradë nga data 23 mund të bëjë të dalin fatura të papritura ose mund të vijnë lajme për një mundësi të mundshme financiare. Nëse jeni duke bërë shpenzime, disa gjëra mund të humbasin ose ndoshta do vendosni të ktheni disa gjëra që keni shpenzuar. Hëna e Re në Peshore më 25 shtator sinjalizon një fillim të ri rreth shkrimit, mësimit dhe familjes. Kjo është një kohë e bukur për të investuar në interesat dhe kuriozitetin tuaj. Keni dashur gjithmonë të mësoni diçka të re? Regjistrohu në një kurs! Ju nuk keni nevojë të mësoni aftësi që vlejnë për punën tuaj, zgjidhni ato që ushqejnë interesat e shpirtit tuaj! Nëse jeni duke punuar në një projekt ose një detyrë me shkrim, një mundësi e re mund të vijë rreth kësaj kohe. Dhe nëse gjërat me vëllezërit e motrat tuaja kanë qenë paksa dramatike, shpaloset një kapitull i ri. Afërdita, planeti i dashurisë hyn në Peshore më 29 shtator dhe ju bëheni më analitikë. Nëse veprimet e njerëzve nuk janë në përputhje me fjalët e tyre, ju do t’i njoftoni ata. Do keni të bëni njerëz që mund t’ju bëjnë të mendoni, të pyesni dhe të konsideroni perspektiva të reja. Mënyra se si i flisni vetes dhe të tjerëve ka rëndësi. Fjalët tuaja janë magjike!


Shigjetari – Dielli hyn në Peshore dhe Ekuinoksi i vjeshtës arrin në të njëjtën kohë më 22 shtator. Ekuinoksi i vjeshtës ju kujton të shikoni prapa në gjashtë muajt e fundit. Ndjehuni mirënjohës! Kjo është gjithashtu një kohë jashtëzakonisht frymëzuese dhe ju jeni duke ëndërruar shpresa dhe qëllime të reja për të ardhmen. Mos e kufizoni veten! Në të njëjtën ditë, Dielli dhe Mërkuri lidhen në të njëjtin vend në qiell. Një aleat mund t’ju lidhë me dikë që mund t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat tuaja. Ose ndoshta keni një bisedë me një mik që ndryshon gjithçka. Ide të reja dhe përparime janë në horizont. Mërkuri Retrogradë nga data 23 shtator do rikthejë bisedat që keni pasur në punë me shefin ose kolegët tuaj. Ju gjithashtu mund të rimendoni projektet e karrierës. A ndiheni të përmbushur? A jeni të njohur në punë? Dëgjoni mendjen tuaj ndërsa mendoni për pyetje më të thella në lidhje me profesionin tuaj. Një hënë e re në Peshore më 25 shtator shënon fillimin e një miqësie ose lidhjeje të re. Kushtojini vëmendje njerëzve që shfaqen në jetën tuaj në këtë kohë, ka të ngjarë që ata mund t’ju ndihmojnë t’ju mbështesin kur keni më shumë nevojë. Afërdita, planeti i harmonisë dhe bekimeve, hyn në Peshore më 29 shtator. Kjo është një kohë harmonike për miqësi. Do krijoni kontakte të dobishme, por gjithashtu do rilidheni me fuqinë tuaj. Do kuptoni se si është të jesh i mbështetur jo vetëm nga të tjerët, por nga universi. Mos lejoni që këto emocione të shkojnë dëm, keni energjinë kozmike që ju nevojitet për të ndërmarrë hapa gjithëpërfshirës drejt jetës tuaj të ëndrrave.

Ky shkrim u realizua nga Revista Who dhe nuk lejohet ribotimi!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Ndryshime, lekë dhe një cikël i ri, si do të shkojnë ditët e fundit të Shtatorit për Demët, Virgjëreshët dhe Bricjapët

Ndryshime, lekë dhe një cikël i ri, si do të shkojnë ditët e fundit të Shtatorit për Demët, Virgjëreshët dhe Bricjapët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera