Fundjava e ka gjetur Hueyda El Saied në Paris, vendin ku frymëzohet më shumë me bashkëshortin e saj, Thierry. Teksa kanë shijuar një darkë romantike, dyshja ka memorizuar momentin, të cilin Hyeda e ka ndarë në rrjetet sociale me një dedikim.
“Thierry ti je çdo arsye, çdo shpresë dhe çdo ëndërr që unë kam pasur. Të dua”, ka shkruar Hueyda krah fotos.
Prej kohësh Hueyda ka treguar se është shumë e dashuruar. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo celebroi dashurinë e saj në një ceremoni të veçantë me partnerin dhe djalin e vogël, Gabriel. Në një intervistë ekskluzive për Revistën Who, Hueyda ndau emocionet dhe tregoi se nuk mund të bënte muaj mjalti për shkak të kufizimeve në Francë.
Me siguri fundjava në Paris, vendin ku ajo ka jetuar për shumë kohë është një pushim i ëmbël si muajt e mjaltit./revistawho.com
View this post on Instagram








