Ronela Hajati është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision, madje në natën e parë gjysmëfinale. Ajo do këndojë “Sekret” dhe reagimin e parë për lajmin e performancës erdhi prej vetë Ronelës. “Ok, tani jam e frikësuar”,-shkroi ajo. Artistja u shpall fituese e Festivalit të RTSH mes polemikave dhe kritikave, pasi disa kolegë të saj e konsideruan këngën e saj si tallava.
Së fundmi Ronela ka treguar në rrjete sociale se po niset për në Londër dhe atje do të bashkëpunojë me një nga producentët e saj të preferuar, për ta ndryshuar pak këngën dhe për ta sjellë në versionin më të mirë.







