Kёngёtarja e njohur, Ronela Hajati, pak ditë më parë ka festuar 30 vjetorin. Të shumta kanë qenë urimet nga fansa dhe artistë të njohur të showbiz-it.
Ronela është shprehur se ditёlindja e saj do tё zgjasë për njё muaj dhe do tё mbahet mend pёr shumё kohё.
Mbrëmjen e kaluar, ajo ka filluar festimet dhe ka ndarё disa momente nё faqen e saj tё Instagram-it. Në organizimin festiv dhe plot shije, nuk kanë munguar shumё personazhe tё njohur dhe miq tё mirё tё artistes. Ronela është njohur gjithmonë për energjinë e saj dhe nuk kishte si ditëlindja e saj të ishte ndryshe, pasi ajo ka festuar me ta deri në orët e para të mëngjesit. Kujtojmë se projekti më i fundit i këngëtares është ‘Lage’, i cili është pritur mjaft mirë.