• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ronela Hajati e përshkruan historinë e saj të dashurisë si një telenovelë: Jam aktore shumë e mirë

Ronela Hajati ka qenë një ndër të ftuarat speciale ditën e sotme në programin e së dielës në ekranin e ‘Top Channel’, ‘E diell’. Këngëtarja ka rrëfyer detaje interesante nga karriera dhe jeta e saj, ndërsa lidhjen e saj të dashurisë e ka përshkruar si një telenovelë, ku aktorët nuk e dinë se si do të përfundojnë.

Beautiful’ ka zgjatur me vite të tëra, ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat”, u shpreh Ronela. Në kuadrin e telenovelës ajo shtoi se kanë ndërmend të vazhdojnë kështu edhe 5 vite të tjera, por jo detyrimisht do të ketë një fund të lumtur.

Hajati shtoi se nuk dihet se çfarë ndodh deri në fund duke u shprehur: “Nuk i dihet se çfarë ndodh deri në fund pasi varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është se unë po e shijoj telenovelën, sepse jam aktore shumë e mirë”.

Kujtojmë se këngëtarja është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një lidhje të mundshme midis saj dhe këngëtarit, Young Zerka, ndonëse deri më sot ata kanë zgjedhur mos të konfirmojnë asgjë, përveçse në kuadrin e shakasë./revistawho.com