Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar një javë më parë këngën e saj, “Amini”. Në një intervistë për gazetën Paloma ajo tregon gjithçka rreth projektit të saj të ri si dhe sqaron thashethemet për bashkëjetesën me këngëtarin, Young Zerka.
“Amini” lindi pa dashur të bëhej. U nis diçka tjetër dhe doli kjo këngë. Më pelqeu direkt dhe e kemi bërë shumë shpejt. Dëgjova këngen të Devox dhe brenda pak orësh mbarova dhe melodinë dhe tekstin. Ishte diçka që më ngjiti dhe më pëlqeu direkt. Po cili është “Amini” i saj?! “Amin” është fjala që themi pas çdo lutje për çdo gjë … “Amini” im është babai im.
Këngëtarja simpatike Ronela Hajati ka hedhur poshtë zërat për një bashkëjetesë me Young Zerkën madje këtë herë ka qenë shumë e prerë dhe nuk ka pranuar të flasë aspak për këngëtarin, me të cilin pak muaj e lidhnin vetëm “tekstet”.
“Kjo gjëja është një budallik me okë që s’di ku t’ja gjej fillin. Sa për muzikë unë s’para lejojë njerëz, këdo qofte të vendos për projektet e mia, sepse çdo përgjegjësi qoftë mirë apo keq dua ta mbaj vet mbi supe”, është shprehur Ronela.








