Një tjetër hit do ti shtohet kësaj vere të nxehtë. Kënga “Marre” e Ronela Hajatit vjen së shpejti. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ronela në Instagram. “Kjo verë do të marrë flakë. ‘Marre’ do të dalë së shpejti”, shkruan këngëtarja. Shquhet si një këngëtare potente dhe kërcimi nuk i mungon kurrë në asnjë nga këngët e saj. Me një stil të veçantë flokësh, ajo duket më në formë se kurrë.