Dashuria moj dashuria! Ronela Hajatin mesa duket e kanë tradhëtuar ndjenjat në orët e vona. Këngëtarja e njohur sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit me Adrian Gaxhën “Ka je 2x”. Ndonëse kënga është cilësuar si hiti i kësaj vere, Ronela na surprizon sërish por kësaj here me një deklaratë dashurie. “Nga dashuria dikush kalon malet, dikush bëhet mal”. Vallë ç’ka dashur Ronela të thotë? Ajo është përfolur disa kohë për një lidhje të mundshme me reperin Young Zerka, por u mohua nga të dy. Shkrimi na lë të kuptojmë që është e dashuruar por se me kë, ja lëmë kohës për ta zbuluar. /revistawho.com








