Ronela Hajati ka qenë së fundmi në vëmendje për performancën e saj në Eurovision e ndonëse nuk siguroi një vend në finale, këngëtarja arriti të fitonte dashurinë e publikut dhe kënga e saj “Sekret” është ndër më të dëgjuarat këtë Eurovision.
Sot Ronela ka treguar se i është rikthyer punës dhe për këngën e re gjejeni pak me kë po bashkëpunon?
Këngëtarja publikoi një foto nga studio muzikore në dhe bashkë me të ishin dhe përfaqësuesit e Austrisë, LumiX dhe Australisë, Sheldon Riley. “Koha e studios”, shkroi Ronela dhe postoi edhe një tjetër foto ku shkruante: “Nuk mund të them akoma asgjë por gjëra të mira po vijnë”, duke lënë të kuptohet se një këngë bashkëpunim mes tyre po vjen.









