Mbrëmjen e djeshme në Prizren është mbajtur festivali “Zambaku i Prizrenit”, një nga festivalet më të vjetra të këngës qytetare. Me çmimin e parë në këtë festival është vlerësuar këngëtarja e mirënjohur Rovena Dilo me këngën “Medusa”.
Rovena ka publikuar disa foto duke u shprehur e lumtur për këtë fitore. “E mora unë Zambakun këtë vit”-shkruan këngëtarja.
Vendin e dytë e kafituar Donika Rushiti me këngën “Vendi nën diell”. Ndërsa vendi i tretë është ndarë ndërmjet Besmir Shishkos me këngën “Më nuk je” dhe Tolga Kazas me këngën “Saril bana”.
View this post on Instagram







