Roza Lati ka prerë flokët shkurt fare dhe duhet thënë se ky look i shkon kaq shumë. Mirëpo sot moderatorja ka treguar se pas këtij vendimi fshihet një arsye prekëse. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkruan se ky veprim erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostifikuar me tumor. Moderatorja është shumë e lidhur me qentë e saj dhe sigurisht kjo nuk është aspak e lehtë për të. Në postim Roza tregon biopsinë e qenushit dhe shpjegon situatën që po kalon.
View this post on Instagram