Një bisedë private e publikuar në rrjetet sociale të Rozana Radit ka zgjuar një vorbull të vërtetë thashethemesh dhe komentesh. Këngëtarja dhe aktorja e njohur ka publikuar shkëmbimin e mesazheve me mjekun e saj estetist, të cilit i thoshte se kishte vendosur të hiqte protezat që kishte vënë në gjoks.
Si për ta zhdramatizuar situatën këngëtarja i shkruan me humor se nuk e mban mend çfarë numri ka pasur para ndërhyrjes. Por përgjigja e mjekut është edhe më pikante.
“Po pyes një fallxhore e të kthej përgjigje. Kur nuk e di ti, nga ta gjej unë?”, shkruan mjeku.
Por Rozana tregon për “Bluetooth” se mesazhet e publikuara janë thjesht një shaka. Sipas saj, nuk është penduar për vendimin e disa viteve më parë për të zmadhuar gjoksin dhe nuk ka aspak ndërmend ta zvogëlojë atë.