Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit 20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfehet gjerë e gjatë Tea, po a e beson “bota”?!

01/02/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfehet gjerë e gjatë Tea, po a e beson “bota”?!

 





“Një fshat të tërë ngatërroi, por mori atë që deshi”, filmi më i njohur shqiptar na vjen për shumë fraza në mend gjatë këtyre ditëve, ndërsa një e nga një kanë dalë fletët e lakrorit të “Përputhen” në “Top Channel”. Edhe pse Tea Trifoni nuk është një Marigo e kohëve moderne, sepse në këtë histori u fut me dëshirën e vetë dhe jo sepse e desh tradita, zhurma është po kaq e madhe. Sot ajo ka folur për herë të parë duke ndarë një video në rrjetet sociale shoqëruar me titullin “E vërteta”.

E prekur përpara kamerës dhe duke bërë pauza herë pas here, Tea ka shpjeguar gjithë historinë me Beartin, për të cilin sipas saj ka qenë në dijeni produksioni, autorja Olsa Muhameti dhe vetë Andi.
Tea ka pohuar se opinionisti i programit, Arjana Konomi nuk ka qenë në dijeni, megjithatë për shkak të kontratave dhe proçedurave ligjore ka vazhduar të jetë pjesë e ‘Përputhen’ ndonëse kishte preferuar të largohet prej programit sapo takoi Beartin në mesin e muajit nëntor në Kosovë.
Trifoni ka pohuar gjithashtu se fotot e publikuara kanë qenë zgjedhjet e saj dhe Beartit për të jetuar jetën ashtu siç ata donin, pa u dashur të fshiheshin. Me Andin ajo ruan një miqësi të mirë, të cilën ka dashur ta ketë edhe pas mbarimit të programit.
“Meritoni të gjithë një shpjegim dhe një të vërtetë dhe bëhet fjalë për atë të vërtetë që ka qarkulluar këto kohë në rrjet. Po, unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin, por jo, nuk e kam tradhtuar Andin. Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë në atë shfaqje sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Mbajmë përgjegjësi përpara publikut që na ka mbështetur dhe na ka dashur. Edhe ju kërkoj falje. Ju kërkoj shumë ndjesë. Sa e vështirë është që të gjesh fjalët e duhura dhe të shprehësh gjithçka që ke në kokë. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë atij takimit në Për’Puthen ku na është ngjallur një interes për njëri-tjetrin, i pashpjegueshëm. Kemi filluar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni. Në mes të nëntorit unë vendos të marr një udhëtim në Kosovë. Dhe për këtë, produksioni ka qenë në dijeni. Pra, për komunikimin dhe udhëtimin tim. Një pjesë e produksionit ka qenë në dijeni. Olsa në fakt ka qenë në dijeni. Arjani jo. Produksioni  ka qenë në dijeni, ka qenë i informuar prej meje. Pas kësaj nuk dija si të veproja. Ndjeja një përgjegjësi morale, përgjegjësi ligjore dhe sigurisht edhe respekt dhe vazhdoj të kem respekt ndaj produksionit. Unë dhe Andi, të dy nuk dinim si të vepronim dhe ndenjëm dhe pritëm sepse për njerëz që kishin dashur të largoheshin nga emisioni ose ishin larguar, ishte përmendur ndjekja ligjore. Ishte përmendur gjyqi, ishin përmendur gjobat. Kjo na bëri që ne të mos kishim kurajo të merrnim vendimet tona personale. Kështu që kalonin ditët, kalonin javët”, ka shprehur Tea gjatë rrëfimit të saj.
Në vazhdim ajo ka shtuar se dilte në takime inercie me Andin, temat e të cilave ia kërkonte gazetarëve se për çfarë të flisnin.
Tea e ka përfunduar videon me një falje publike ndaj të gjithë ndjekësve. Ja kaq sqaroi Tea për sot, ja mirë e besuam, por a do e besojë “bota”?! Këtu jemi, do e shohim./revistawho.com


https://m.youtube.com/watch?v=y6Dh_AwY8x8&feature=youtu.be

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
Next Post
Ermal Fejzullahu, në ditëlindjen e gruas tjetër të rëndësishme, pas Arianës

Ermal Fejzullahu, në ditëlindjen e gruas tjetër të rëndësishme, pas Arianës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera