Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Rrëfehet Sabiani: Jam baba dhe shok i mirë i vajzës sime 15 vjeçe, po jetoj shkëndijat e një dashurie të re

21/01/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëfehet Sabiani: Jam baba dhe shok i mirë i vajzës sime 15 vjeçe, po jetoj shkëndijat e një dashurie të re

Ai është pjesë e tregut muzikor prej shumë vitesh dhe në çdo moment ka dhënë kontributin e tij në të. I sapo kthyer nga një koncert përtej detit dhe duke u përgatitur për një tjetër koncert në jug të vendit tonë, Sabiani rrëfen detaje interesante nga jeta e tij artistike dhe familjare. Një baba i përkushtuar, një artist dhe menaxher shumë i mirë i vetes, Sabiani zgjohet çdo mëngjes duke falenderuar Zotin. Ashtu më të folurën  e një fieraku dhe çami, ai pohon disi në heshtje për dashurinë e tij të re.





Sabian sapo je kthyer nga një koncert dhe pret të nisesh tek një tjetër. Si ndjehesh kur sapo mbaron njërin fillon tjetrin?

Unë nuk jetoj dot pa muzikën. Koncertet janë jeta ime dhe unë nuk ndihem i plotësuar kur nuk jam në treg. Edhe pse unë për një periudhë isha pak në pauzë në tregun muzikor mund të them se tashmë jam në treg dhe di të bëj shumë mirë edhe menaxherin e vetes sime si artist. Përvoja të them ma jep pak këtë të drejtë. Në diasporë ka shumë kërkesa, gjatë koncerteve në Itali na duan me muzikën dhe performancën tonë. Unë dhe Marseli ditëm që të përshtatemi me njeri-tjetrin dhe sollëm produkte që u pëlqyen nga publiku.


“Showbiz” është një nga këngët që ka kapur mbi 50 milionë klikime. Si erdhi një bashkëpunim i tillë?

Gjithçka që ka të bëj me video-klipet apo këngët e mia është e mirë menduar. Para se të realizonim këngën “Shoëbiz”, ne kishim në treg këngën me Kallashin. Pas këtij bashkëpunimi unë mendova të kem një tjetër bashkëpunim me një emër të dëgjuar dhe me një femër super seksi dhe erdhi kënga me Shkëdije Mujën, e cila është ende duke korrur suksesin. Unë mendoj se duhet të dish të jesh në treg duke iu përshtatur atij.

Kur do kemi një tjetër këngë nga ju?

Një tjetër këngë do kemi shumë shpejt. Unë nuk mund të flas shumë për detajet sepse ende nuk e kam mirë menduar, e mund të them se ende jemi duke parë ecurinë e këngës “Shoëbiz” dhe nuk kam pasur mundësi të qartësoj idetë për shkak të koncerteve që kam zhvilluar.

Sa të shpeshta janë koncertet?

Nuk ka një mesatare fikse, mund të jenë disa herë në muaj, apo dy herë në muaj. Kjo varet nga kërkesat e vendit ku ti shkon performon. Bullgaria është një vend që na kërkon gjithmonë dhe publiku është i gjerë dhe i nacionaliteteve të ndryshme. Unë sonte (dje) jam në Sarandë dhe do kthehem sërish në Itali për koncert.

Përtej këngës dhe koncerteve si është Sabiani jashtë tyre?

Në fakt nuk jetoj dot pa to, muzika për mua është jetë. Por, jam i përkushtuar edhe tek vajza ime Kejsi.

Si është raporti me të?

Fillimisht kur u bë pjesë e jetës sime, i thosha vetes “a është fëmija im” por tashmë që është rritur 15 vjeç ndjej se jam ky që jam vetëm prej saj. Kam një raport mjaft të mirë dhe mundohem që të jem një baba dhe shok i mirë për të. Ndonjëherë më shoqëron edhe në koncertet e mia.

A do të jetë në gjurmët e tua… pra mund ta shohim në muzikë?

Kur ka qenë e vogël kishte shumë dëshirë të bëhej balerinë dhe me thënë të drejtën nuk kam imponuar as indirekt që ajo të jetë pjesë e muzikës, por kam vënë re se është e talentuar. Këtë gjë e vendos koha dhe i madhi Zot nëse ajo do të jetë në muzikë apo jo. Tashmë është e angazhuar disa herë si fotomodele, por ndoshta mund të shohim edhe në muzikë.

A besoni në Zot?

Po unë besoj shumë në Zot. Madje shkoj çdo të premte në xhami. Kam filluar të shkoj shpesh këto tre vitet e fundit. Ndjej sikur jam i mbrojtur çdo moment. Kur nuk kam mundësi të jem në xhami të premteve unë e bëj ritualin e faljes në vendin që ndodhem, pasi mendoj që Zotit mund  ti lutesh nga cilido vend. Këtë herë isha në traget dhe u fala aty.

Çfarë keni fobi?

Fobia ime janë avionët. Ndihem shumë i pasigurt dhe unë kur jam duke udhëtuar me avion për gati dy orë jam në stres dhe ankth.

A ka një dashuri të re në jetën e Sabianit?

(qesh) Këtë t’ia lemë kohës që të flasë. Por, le të themi që ka shkëndija.

A i pëlqen sportet?

Dikur po, por tani nuk kam kohë që të jem i kudondodhur. Për shkak se unë nuk merrem me asnjë sport unë kam shtuar edhe në peshë.

Si janë raportet e tua me librat?

Jo fort të mira. Angazhimet profesionale më bëjnë të jem jo shumë i përqendruar.Zakonisht pushoni…Unë gjatë kohës që jam në koncerte në vende jashtë vendit, se në Shqipëri nuk kam lënë vend pa eksploruar e shfrytëzoj edhe për pak relaks. Pra, e pres biletën për disa ditë, duke qëndruar kështu edhe pas koncertit.

Çfarë do të doje të bëje ndryshe nga jeta që bën aktualisht?

Asgjë, përveçse nëse do të isha i pasur  do të ndihmoja shumë të varfër që kanë nevojë për ndihmë./ Shekulli/

Tags: sabiani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
AMNISTIA/ Shpëton Eni Çobani, mbyll ‘hesapet’ me drejtësinë

AMNISTIA/ Shpëton Eni Çobani, mbyll ‘hesapet’ me drejtësinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera