Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

RREFIMI/ Elvira Diamanti: Rastësisht aktore se doja të lija shkollën, momenti i lumtur i jetës kur i dhashë gji vajzës

10/01/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
RREFIMI/ Elvira Diamanti: Rastësisht aktore se doja të lija shkollën, momenti i lumtur i jetës kur i dhashë gji vajzës

Me suksese të panumërta dhe një karrierë të gjatë e plot role që kanë shenjuar kujtesën e të gjithë shqiptarëve, Elvira Diamanti është tërhequr nga skena. Aktorja e famshme për interpretimin e magjishëm përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “14 vjeç dhëndër”, ka treguar në një intervistë për “Thurje” se i ka hyrë rastësisht aktrimit. “Nuk kisha dëshirë të isha në xhirime, por që mund të lija shkollën. Xhirimet ishin një arsye për të mos shkuar në shkollë dhe ishte shumë bukur”, tregon aktorja, ndërsa thotë se aktualisht i duket vetja “shumë e paaftë për të qenë në skenë”. Në rrëfimin e saj, Marigoja aq shumë e dashur e shqiptarëve na zbulon edhe dy nga momentet më të fuqishme e dramatike të jetës së saj. 





Ke dashur të bëhesh aktore kur ke qenë e vogël?

Ndodhi natyrshëm?


Ndodhi natyrshëm. Ka magji aktrimi, sigurisht, në momentin e parë që e prek, pastaj është e vështirë të shkëputesh, sidomos për faktin se atëherë nuk mund të ishe e shpërqëndruar si sot, pra të bësh këtë gjë dhe diçka tjetër. Në atë kohë ishe aktore dhe ishe vetëm aktore.

Cili ka qenë sheshxhirimi i parë që e kujton me emocion dhe ndoshta ka qenë edhe më i rëndësishmi për ty?

Shfaqja e parë ka qenë “Shi në plazh”, ndërsa sheshxhirimi i parë ka qenë me filmin “Radiostacioni” dhe isha ende pa mbushur 17 vjeç. Nuk kisha dëshirë të isha në xhirime, por që mund të lija shkollën. Xhirimet ishin një arsye për të mos shkuar në shkollë dhe ishte shumë bukur. Edhe atje kam qenë me profesor Birçe Haskon. Ndërsa shfaqja “Shi në plazh” për mua ka qenë magji, nga fillimi deri në fund.

Kishe momente pasigurie, apo frikë se nuk do pritej mirë?

Jo, këtë jo, sepse ne ndjeheshim shumë mirë që në provat e tavolinës. Kur kemi dalë në skenë karakteret ishin të formuara. Që do kishte sukses ndoshta e prisja, por të kishte sukses aq gjatë në kohë nuk e kisha menduar.

Cili ka qenë momenti më i vështirë që Elvira ka kaluar?

Gjëja që më ka prekur më shumë është kur një doktoreshë më tha për motrën time që ka kancer dhe është i pashërueshëm. Mbase ma tha pak ashpër dhe prerë. Ky është një moment aq i dhimbshëm dhe i fuqishëm, saqë unë ende sot kur shikoj në ëndërr motrën time Diana them: Sa mirë është, sa e lumtur është, por nuk e di që është e sëmurë. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë.

Sigurisht, Elvira ka pasur edhe momente të bukura. Cili prej tyre ka qenë më i bukuri?

Kur i kam dhënë për herë të parë vajzës sime gji. Vajza lindi nën peshë dhe në atë kohë rregullat ishin të rrepta, nuk mund ta ushqeje. Ta merrnin fëmijën e vendosnin në inkubator, që të rritej në kushtet speciale. Unë qaja vazhdimisht sepse vajzat ishin binjake dhe nuk arritën dot që të jetonin të dyja. Mbeti vetëm Edra, vajza që kam sot. Drini duke parë që unë isha vazhdimisht e shqetësuar, qaja dhe dihet që shqetësimi ta heq qumështin, më çoi në maternitet dhe fshehurazi, duke thyer të gjitha rregullat, e mori Edrën nga inkubatori dhe unë i dhashë gji. Ai ka qenë një moment i magjishëm për mua dhe thashë se nuk mund të ketë gjë më të bukur se kaq. Lumturia ishte shumë e plotë.

Çfarë pëlqen të bëj Elvira në kohën e lirë, cilat janë pasionet?

 Sikur të kisha kohë… Në fakt tani që fëmijët janë rritur kam kohë dhe jam vazhdimisht duke lexuar. Është e vetmja marrëdhënie që nuk më ka tradhtuar dhe që nuk e kam tradhtuar, leximi. Nuk më shijon një film sa më shijon një libër, ndoshta sepse këtë librin e bëj film në kokën time, nuk e di. Nëse kam parë një film pëpara se të kem lexuar një libër, supozojmë “Pianisti”, që të gjithë e dinë që është një film i jashtëzakonshëm dhe një aktor i jashtëzakonshëm, libri më pëlqen më shumë, sepse atmosferët e marr më të plotë.

Ke ndonjë zhanër, apo libër të preferuar?

Jo, është në varësi të kohës. Në verë që është vapë më pëlqen të lexoj thriller. Tani më pëlqejnë më shumë librat historik apo biografik, në raport me romanet. Pra ka ndryshuar shija, por jo dëshira për librin.

Ka Elvira një rol që ka dashur gjithmonë ta bëj, por që nuk i është ofruar dhe do doje ta ofronin sot?

Jo, sot nuk do doja (qesh).  Sot nuk do doja të më ofronin asgjë sepse më duket vetja shumë e paaftë për të qenë në skenë, madje po filloj të trembem sepse më duket vetja edhe e paaftë për të qenë në sheshxhirim. Kam pasur role, si Elektra, apo Lady Makbeth, të cilat kanë qenë role të fuqishme. Thonë që nëse nuk je futur në oqean nuk e di sa not bën, ndaj do doja të kisha pasur role të kësaj natyre gjatë karrierës sime, por tani jo./ revistaclass.al

b7a6898ca0b93a35e7f95bdb85f83fb8-1

 
 
 
Tags: elvira diamanti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
FOTOT/ Adela e Ledrit bën 27 vjeçe, zbuloni me kë po feston vajza e ish-Kryeprokurorit

FOTOT/ Adela e Ledrit bën 27 vjeçe, zbuloni me kë po feston vajza e ish-Kryeprokurorit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera