Nëse mendonit se ikona të kalibrit të Cindy Crawford nuk kanë probleme me vetëbesimin e keni gabimi. 55-vjeçarja ka folur për raportin me trupin e saj për revistën ‘Red’ ku shfaq në kopertinë.
Ajo e nisi rrëfimin duke marr si shembull Kate Moss. “Acarohesha shumë kur shikoja që Kate Moss përfshinte hamburger dhe patate herë pas herë në dietën e saj. Unë duhet të kontrolloja çdo gjë që haja”, ka thënë Cindy.
Modelja amerikane theksoi se kurrë nuk ka pasur një raport të mirë më fjalën ‘dietë’, por gjithsesi përpiqet të hajë mirë. “Nuk kam qenë kurrë nga ata njerëz që mund të hanë çdo gjë që duan. Kur u zhvendosa në New York e dija që duhet të ndryshoja dietën që të më nxinin veshjet. Ua siguroj që masat në atë kohë ishin shumë më të vogla se aktualet”, tregoi ajo me tej.

Cindy theksoi se nuk e arriti suksesin pa përpjekje dhe kaloi një udhëtim të gjatë e të vështirë jete. Ndërsa për ushtrimet ajo u shpreh se në të 20-tat pas stërvitjes binte e rraskapitur në divan, kur u bë nënë nuk lodhej shumë, ndërsa momentalisht është në fazën që përpiqet të mos lëndojë veten. Ndaj i ka shtuar listës së saj pilates dhe stretching./revistawho.com







