Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Rrëfimi i sinqertë i Fjolla Morinës: I dashuri bëhet xheloz kur më shikon seksi në ekran

03/12/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfimi i sinqertë i Fjolla Morinës: I dashuri bëhet xheloz kur më shikon seksi në ekran

Kur kanë mbetur edhe 2 javë deri tek përfundimi i “Dance With Me”, Fjolla Morina rrëfen këtë eksperiencë për “Bluetooth”. Sipas saj, angazhimi që ka marrë ka lënë në hije projektet e muzikës, megjithatë na premton që do të rikthehet seksi, ashtu si vetëm ajo di. Në këtë garë nuk ka pritshmëri për fitoren, duke vlerësuar miqësitë e krijuara, ku veçon marrëdhënien me Greta Koçin dhe Nard Ndokën. Këngëtarja seksi nga Kosova nuk lë pa përmendur edhe historinë e saj të dashurisë. Duket se ditë plot dashuri po përjeton Fjolla, teksa na tregon për marrëdhënien e gjatë që ka. Nuk harron pa na zbuluar edhe një detaj, duke thënë se i dashuri saj shpeshherë bëhet xheloz për performancat ekstravagante të saj.





Fjolla me një rol të ri, si balerinë tek “Dance With Me”, si ishte kjo eksperiencë?

Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Diçka më ndryshe dhe e kam shijuar. Në fakt, kjo është dhe arsyeja pse unë mora pjesë. Edhe pse po mbaron, unë e kam shijuar shumë të gjithë spektaklin. Ka qenë një ‘show’ plot me surpriza dhe shumë qejf.


E prisni fitoren?

Në fakt nuk e kam menduar. Siç ju thashë dhe më parë, e kam shijuar këtë eksperiencë dhe kjo ka rëndësi për mua. Kam bërë miq të mirë, kam mësuar kërcime të reja dhe kjo më mjafton. Ky është qëllimi i spektaklit.

A priste Fjolla që të kishte në krah një partner seksi dhe jo Xumin?

Me Xumin ka qenë një dyshe shumë e mirë. Kam një raport shumë të mirë me të dhe jemi kënaqur shumë. Na ka kaluar koha shpejt dhe më ka dhuruar të qeshura pa fund.

Kë vlerëson tjetër Fjolla tek “Dance With Me”?

Kam një raport shumë të mirë me Gretën dhe me Nardin. Me të gjithë në fakt, kemi kaluar shumë kohë dhe jashtë provave. Kemi dalë për dreka e darka, për të pirë. Me të gjithë kam kaluar shumë mirë.

Si e shikon pjesëmarrjen e një deputeti në një format kërcimi?

Nardi ka qenë shumë i mirë. Më ka lënë shumë përshtypje si njeri. Nuk më është dukur si deputet, por si një shok jo vetëm mua, por edhe të tjerëve. Është i dashur.

Çfarë do të bëni pas përfundimit të “Dance With Me”, ku do t’ju shikojmë?

Në fakt, për shkak të “Dance With Me” kam lënë shumë projekte të miat përgjysmë. Do të merrem seriozisht me to. Ka kaluar koha dhe s’munda t’i bëj. Mes provave dhe netëve të shfaqjes e kam pasur të pamundur të merrem me muzikën. Sapo të përfundojë spektakli, do të merrem më fort.

Kur do të sillni klipin e radhës?

Besoj se shumë shpejt. E kam pasur në plan ta lançoj në nëntor, por për shkak të angazhimeve nuk u munda. Sa të mbarojë spektakli do ta realizoj klipin. Nga ana tjetër duhet edhe të kujdesem për veten, të pushoj pak sepse kam pasur një periudhë shumë të ngjeshur. Do t’i dedikohem edhe familjes dhe vajzave.

Megjithatë, mund të na garantosh që do të vish seksi si gjithmonë?

Patjetër që po. Do të vijë ndryshe, por gjithnjë seksi.

Një nga femrat më joshëse në ‘showbizz’-in shqiptar, a je single?

Jam OK.

Pra, jeni në një lidhje?

Lidhjen e kam dhe kam shumë kohë tashmë.

A keni plane për dasmë?

Jo, hë për hë nuk kemi bërë plane për t’u martuar.

A është xheloz i dashuri kur shikon Fjollën seksi në ekran?

Normal që është.

Ndodh që të ziheni për këtë gjë?

Po, edhe ndodh në fakt.

Nuk është nga Tirana?

Jo, jo./ Bluetooth

Tags: fjolla morina
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
FOTO/ Pak muaj para dasmës, Orinda Huta tregon si do duket me fustanin e bardhë

FOTO/ Pak muaj para dasmës, Orinda Huta tregon si do duket me fustanin e bardhë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera