Në ceremoninë e mbajtur në kopshtin e Buckingham Palace u vu re një mungesë shumë e rëndësishme. Princi William dhe Kate nuk ishin të pranishëm. Mungesa e Dukës së Cambridge është e justifikuar, pasi ai po mbante një fjalim në nderim të viktimave që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Manchester Arena në koncertin e Ariana Grande-s, një vit më parë. Ndërsa arsyeja e mungesës së Kate lidhet me rregullat e pallatit mbretëror. Për rreth 6 muaj ajo nuk duhet të shfaqet në daljet publike sepse sapo është bërë nënë dhe suksesi për fëmijën është më i rëndësishëm. Lidhur me këtë ajo ka drejtuar një letër të hapur për ‘East Anglia’s Children’s Hospices’, ku shkruan: ‘’Jam shumë e lumtur që do të kaloj akoma edhe më shumë kohë me fëmijët e mi. Ata rriten çdo ditë dhe dua që të jem e pranishme në çdo hap të tyrin’’./revistawho.com