• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rriten dyshimet për shtatzëninë e Elita Rudit, nëna e Gjikos publikon foton që flet shumë

Prej dis javësh në media qarkullojnë lajme për  një dasmë midis reperit Gjiko dhe të dashurës së tij, Elita Rudi.
Burime pranë çiftit thanë se propozimi i përshpejtuar për martesë nga ana e reperit erdhi pasi Elita është shtatzënë.
U përfol fundi i gushtit si muaji kur do të kurorëzohej dashuria e tyre por çifti e shtyu dasmën për shkak të zhurmës që shkaktoi në media.


Kjo temë u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas një fotoje që nëna e Gjikos ka postuar në rrjetet sociale me nusen, ku duket qartë barku i rrumbullakosur i prezantueses.
Çifti i njohur ende nuk ka folur publikisht për dasmën apo për ardhjen në jetë të një fëmije./revistawho.com