“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati pothuajse 10 vjet, përfundon këtu”.
Kështu e nis shkrimin në “Facebook” kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
“E falënderoj për të gjithë vitet e mrekullushme dhe për vështirësitë që kaluam së bashku dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time që është vajza jonë, Ginerva. Rrugët tona kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha që ta pranojmë këtë. Do të mbroj atë që ishim dhe miqësinë tonë dhe do të mbroj një vajzë 7-vjeçare që e do nënën dhe babanë e saj. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me këtë”, ka shkruar ajo duke njoftuar divorcin me bashkëshortin.
Sipas mediave italiane, shkak i ndarjes është një video e bashkëshortit që ngacmon koleget në punë. Andrea Giabruno është prezantues në një emision në televizionin italian “Rete4”.
Në këtë video, që ndodh në prapaskenat e emisionit, ai është filmuar teksa ngacmon dhe bën gjeste seksuale ndaj koleges së tij Viviana Giulielmi, por edhe stafit në xhirime.
Ai
i afrohet bashkëprezantueses së emisionit dhe e pyet nëse ka të dashur. Më pas iu drejtohet kolegeve të tjera që janë pjesë e xhirimeve dhe i thotë: “A mund ta prek (i referohet organit të tij gjenital) teksa jam duke folur me ju”?
Më pas vazhdoi të bënte pyetje të tjera duke i kërkuar marrëdhënie seksuale me më shumë se 2 persona.
“Si e ke emrin? Ku të kam parë? Jemi takuar më parë? E je mendjehapur? A e di se unë dhe **** kemi marrëdhënie paralele? I gjithë Mediaset (rrjeti televiziv italian që zotëron edhe Rete4) e di këtë. Tani e dini dhe ju, sepse po kërkojmë për një person të tretë. Edhe një katërshe me ****. Po ajo zakonisht shkon në Madrid për të bërë s*ks”.
Biseda me koleget e punës në prapaskenën e emisionit është filmuar si audio dhe është bërë publike. Pas publikimit, Andrea Giabruno nuk pritet që të jetë më prezantues i programit.
Pas kësaj, kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi zyrtarisht dhe njoftoi divorcin nga bashkëshorti, duke thënë se rrugët e tyre janë ndarë prej shumë kohësh.








