Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një ndryshim të papritur në pamjen e saj. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një foto ku shfaqet me flokë të prera dhe të lyer ndryshe.
Rudina e shoqëroi foton me një dedikim për Rezarta Shkurtën, duke shkruar:
“Kjo foto i dedikohet Rezarta Shkurtës dhe i them që e dua shumë.”
Reagimet nuk munguan. Rezarta Shkurta, në mënyrën e saj karakteristike, e shprehu mendimin me një koment plot humor:
“Brune urgjent se do hash bllokun,” duke e shoqëruar me një emoji zemër të thyer dhe një emoji që qesh.
Edhe aktori Visjan Ukcenaj nuk qëndroi pasiv ndaj ndryshimit të Rudinës, duke komentuar:
“Kuku medet… më iku shoqja… kuku.”
Me mijëra pëlqime dhe komente, ndryshimi i Rudinës duket se vazhdon të bërë temë diskutimi në rrjete sociale. Po ju si mendoni?