Nëse ndjeni nostalgji për një moment të jetuar më parë mes shumë buzëqeshjesh, apo një dashuri të humbur mjafton të vini muzikën e duhur në vesh.
“Nostalgjia” është projekti që e ka rrisjellë Orgesa Zaimin në “Kënga Magjike 2021”, me tekst të Aida Burakut dhe muzikë të Armend Rexhepagiqit, pas suksesit të “Verën ku ma le”.
Këngëtarja ka zgjedhur ta plotësojë deri në detaje projektin e saj, e veshur me një kostum plot ngjyra.
Me zërin unik dhe performancën energjike,
‘nostalgjia’ e ka risjellë Orgesën ashtu siç publiku ka treguar se do ta shohë, me ritëm, buzëqeshje dhe mesazhe tejet domethënëse në tekstin e saj./revistawho.com








