Ditën e djeshme ylli i ‘Keeping Up With The Kardashian’ solli në jetë vajzën e saj të parë. Kështu në familjen e tyre u bënë 3 vajza të ardhura në jetë për tre muaj. Edhe pse nuk kemi zbuluar ende asnjë detaj lidhur me vogëlushen, sipas burimeve të ‘TMZ.com’, Kourtney dhe Kim kanë bërë dhuratat e para për mbesën e tyre. Mësohet se ato i kanë blerë një kosh basketbolli i cili lidhet me profesionin e të atit. Gjithashtu ato kanë blerë edhe krevatin e të voglës si cili ka kushtuar 5 mijë dollarë. Gjithashtu në këtë dhuratë nuk mund të mungonin as produktet e përkujdesjes si kremrat vajrat etj.
Motrat Kardashian kanë qëndruar në çdo moment pranë motrës së tyre pas lajmit të shtatzënisë. /revistawho.com