Sot, Joeli (djali i Ermal Mamaqit) dhe Amara (vajza e Aulona Mustës) janë trembur për vdekje nga dy shaka tipike fëminore por hiç mos t’ju shkojë mendja se rrengjet ua ka punuar ndonjë shok a shoqe. Fajtorët janë respektivisht babi i Joelit dhe mami i Amarës. I pari gjeti fiks momentin kur i biri po studionte gjithë seriozitet një lopë nga afër që t’i thoshte: Bobo të hëngri. Vrapi i Joelit u ndal veç kur u sigurua që lopa s’e kapte dot teksa dëgjonte nga pas të qeshurat e Ermalit, që u kënaq sa s’thuhet.
View this post on Instagram
Ndërkaq Amara po rrinte në buzë të pishinës kur një dorë e pamëshirshme e shtyu krejt pa mendje në ujin e pishinës. E kujt ishte e dora? As e ndonjë kushëriri, as e ndonjë shoqeje, por as më e pak e as më shumë e mamit të saj, Aulonës. Ndonjë mama tjetër po të kish shtyrë ndokush të bijën ashtu, do ish bërë bishë, po Aulona është bisha vetë.
View this post on Instagram
Në kohët e sotme, kur prindërimi ka ndryshuar, skena të tilla mund edhe të kenë irrituar ndokënd, por për brezin që i ka provuar në kurriz janë gallata më pikante e verës, ndaj mos i merrni shumë seriozisht dhe mos i shani Ermalin dhe Aulonën që nuk u treguan dhe aq delikatë. Që të jemi me të vjetrën deri në fund (vetëm kësaj radhe) , “se mos i duam ne më shumë se ata”./revistawho.com








